e shtunë, 2 shkurt 2013

LG - ultrabook pak më i madh

U560. Fjala është për ultrabook me trashësinë e shtëpizës prej dy centimetrash dhe peshën nën dy kilogram.

Notebook ka ekranin IPS me rezolucion 1.920 x 1.080 piksel dhe procesor Core i5 të gjeneratës së tretë (Ivy Bridge). Për ruajtjen e të dhënave përgjegjës është SSD në kombinim me diskun, ndërsa vend ështtë gjetur edhe për optimal disc drive. Nga portet të pranishëm janë Ethernet, HDMI dhe USB 3.0, ndërsa për shkak të diagnozës së rritur të ekranit dhe me këtë të tërë shtëpizës, në tastierë janë gjetur vende edhe për pjesën numerike.

LG për momentin notebook do ta shesë vetëm në tregun e vet në Kore, ndërsa deri në fund të tremujorit të vitit, duhet të shitet edhe në tregjet tjera. Notebook do të  me 64 bit Windows 8i.

Nokia Music +

Nokia shërbimin e vet Music, në dispozicion në pajisjet Windows Phone e ka pasuruar me mundësitë shtesë - – Music+ është shërbimi parapagues muzikor me mundësi shtesë.

Në krahasim me aplikacionin klasik, Music + ofron mundësinë e ndryshimit të pakufizuar ose shkapërcimit të këngëve, deri në tetë herë tingull më kualitativ dhe shfaqjen e teksteve brenda aplikacioneve në mënyrë klasike, respektivisht karaoke. Po ashtu kufizimi prej maksimum katër playlist është hequr, ndërsa tani është mundësuar marrja e pakufizuar e muzikës në telefon.

Përveç kësaj, Nokia qasje në shërbime ofron edhe përmes ueb aplikacionit, në të cilin mund të bëhet qasja përmes kompjuterit, HDTV-së ose ndonjë pajisje tjetër kompatibile. 

Blackbarry 10 – mundet edhe në tablet

Duket që RIM planifikon edhe tabletën për platformën e re. Sipas deklaratës zyrtare në ë cilën flitet për promovimin e OS të ri, qëndron se si fjala është për “platformën e cila do furnizojë gjeneratën e ardhshme të smartphone dhe tabletave”. Gjenerata aktuale e tabletave RIM, modelet PlayBook, kanë kaluar shumë keq në treg. Për shkak të painteresimit të blerësve, disa herë u është ulur çmimi, ndërsa biznesi me tableta vetëm në vitin 2011, RIM-it i ka shkaktuar humbje prej gjysmëmiliardë dollar.

Paraqitja zyrtare e BlackBerry 10 është caktuarme 30 janar, por në të cilën nuk pritet prezantimi i tabletit. Do të eksitojnë dy linjat smartphone – linja L vetëm me ekranin e ndjeshëm në prekje, dhe linja N me tastierën e plotë klasike për Black- Berry. Pajisjet e para të bazuara në OS-in e ri në shitje duhen të dalin në fund të shkurtit.

Shfaqen fotografitë e para të PlayStation 4

Sony do ta lansojë konsolën e saj të famshme PlayStation 4 më 20 shkurt, shkruan sot thesun. Çmimi i tij do të jetë rreth 300 funteve dhe  grafika e tij është 10 herë më e mirë se ajo e PS3.

Grafika e tij është ultra-HD. Me PS4, Sony planifikon të përqendrohet më shumë në aspektet e lojërave sociale dhe më pak në specifikat e pajisjes. 

Gjenerata e re e PlayStation thuhet se do të ketë një drajv optik, AMD procesor dhe CPU grafikë, për ta zëvendësuar procesorin Cell i cili ishte në modelet e mëparshme.

Kurse Sony sot ka njoftuar se deri më tani ka shitur mbi 70 milionë konsola tw PlayStation 3.

ULTRA HD në Japoni

Qeveria japoneze ka vendosur që pak më herët të fillojë me emetimin e programeve televizive në rezolucionin Ultra HD (4K). Sipas Reuters, emetimi i programit të parë televiziv në 4Knë Japoni është caktuar në korrik të vitit të kaluar, dy vjet më herët, para fillimit të vitit 2016, kur ishte lajmëruar.

Në korrik të vitit 2014, pritet finalja e Kampionatit Botëror të futbollit në Brazil dhe siç duket pikërisht kjo ngjarje do të shërbejë për emetimit e programit të parë 4K televiziv. Për fillim programi 4K do të ketë në dispozicion vetëm përmes satelitit dhe pas kësaj duhet të pasojë edhe emetimi tokësor.

Në Japoni tashmë punohet në përgatitjet për emetimin e programit në rezolucionin 8K (7.680 x 4.320 piksel, 33,1 megapiksel), i cili duhet të pasojë 4K.

Apple lider për tre muaj, Samsung për një vit!

Strategy Analytics ka publikuar raportin e saj për tregun global të telefonave të mençur, mirëpo në raportin e sotëm kompania është fokusuar në tregun amerikan, të cilin e ka dominuar Apple me 34 për qind të tregut për tremujorin e fundit të 2012, edhe pse Samsung ishte mjaft afër liderit Apple, me 32.3 për qind.
Megjithatë, Samsung është lider i tregut për tërë vitin me 31.8 për qind, pasi që Apple ishte pas prodhuesit korean në disa periudha tjera të vitit, për ta përmbyllur vitin me 26.2 për qind, e përcjell nga LG me 12.3 për qind.
Sipas analizave të Strategy Analytics, për tremujorin e fundit të 2012 në total janë shitur 52 milionë telefona të mençur, ose 2 milionë më shumë se sa vitin e kaluar.  
Megjithatë, në vitin 2011 janë shitur 20 milionë më shumë njësi se sa në 2012, ndërsa analistët këtë “rënie të shitjes” ia atribuojnë rënien krizës ekonomike dhe procedurave të vendosura nga operatorët mobil

e premte, 1 shkurt 2013

Sony sjell pasardhësin e PlayStation 3!

Sony do ta lansojë një pasardhës të konsolës së saj të famshme PS3 më 20 shkurt, thuhet sipas burimeve të Wall Street Journal e cila ka cituar burime që janë të njohura me këtë çështje.
Kompania më herët ka dërguar ftesat zyrtare për këtë ngjarje, duke thënë se në të do të prezantohet “e ardhmja e PlayStation”, por pa zbuluar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
Sipas burimeve të WSJ-së, Sony do të fillojë shitjen e gjeneratës së re të PlayStation, më vonë gjatë vitit, për të konkurruar me Microsoft, e cila është gjithashtu ka gjasa të lansojë modelin e ri të konsolës së lojrave.
Me PS4, Sony planifikon të përqëndrohet më shumë në aspektet e lojrave sociale dhe më pak në specifikat e pajisjes.
Gjenerata e re e PlayStation thuhet se do të ketëë një drajv optik, AMD procesor dhe CPU grafikë, për ta zëvendësuar procesorin Cell i cili ishte në modelet e mëparshme.