e shtunë, 2 shkurt 2013

Nokia Music +

Nokia shërbimin e vet Music, në dispozicion në pajisjet Windows Phone e ka pasuruar me mundësitë shtesë - – Music+ është shërbimi parapagues muzikor me mundësi shtesë.

Në krahasim me aplikacionin klasik, Music + ofron mundësinë e ndryshimit të pakufizuar ose shkapërcimit të këngëve, deri në tetë herë tingull më kualitativ dhe shfaqjen e teksteve brenda aplikacioneve në mënyrë klasike, respektivisht karaoke. Po ashtu kufizimi prej maksimum katër playlist është hequr, ndërsa tani është mundësuar marrja e pakufizuar e muzikës në telefon.

Përveç kësaj, Nokia qasje në shërbime ofron edhe përmes ueb aplikacionit, në të cilin mund të bëhet qasja përmes kompjuterit, HDTV-së ose ndonjë pajisje tjetër kompatibile. 

Nuk ka komente:

Posto një koment